Roleta alumini dhe raffstore me porosi për dritare e dyer

AL PLAST prodhon dhe monton roleta me porosi për dritare dhe dyer në Gjilan, Prishtinë dhe në gjithë Kosovën. Gama përfshin roleta të jashtme alumini, roleta fasaduese për ndërtime të reja, roleta mbi dritare (edhe me rrjetë kundër mushkonjave), Roka-Top 2 me kuti izoluese dhe raffstore Z90 prej alumini, për privatësi, mbrojtje nga dielli dhe izolim shtesë. Në Prishtinë kemi montuar roleta alumini me hapje motorike te Hab 13 dhe raffstore te HIT Imperial. Për ofertë telefononi në +383 49 80 22 22.

ROLETA TË JASHTME ALUMINI

Një sistem me një kornizë karakteristike të prerë në një kënd prej 45 gradësh nga jashtë. Zgjidhja perfekte për njerëzit që preferojnë detaje përfundimi të mprehta dhe gjeometrike. Kutia është projektuar për instalim direkt në fasadën e ndërtesës ose në dritare, falë formës universale të kornizës.

ROLETA TË JASHTME FASADUESE

Sistemi është krijuar kryesisht për instalim në ndërtime të reja pasi të merret në konsideratë dhe të planifikohet metoda e instalimit në fazën e projektimit. Ai ofron izolim të shkëlqyer termik për shkak të faktit se nuk ndërhyn në strukturën e dritares, gjithashtu ky sistem mundëson fasadimin e kutisë nga jasht.

ROLETA MBI DRITARE

Një zgjidhje standarde që lejon aksesin në brendësinë e kutisë nga ana e përparme dhe e poshtme, nga brenda ndërtesës. Për më tepër, është e mundur të instaloni një rrjetë kundër mushkonjave. Ofron izolim të shtuar termik dhe akustik.

ROLETA MBI DRITARE PREMIUM

Roleta Roka-Top 2 e montuar në pjesën e sipërme ofron një kombinim të avantazheve. Kutia e shkumës polistireni me dimensione 300×300 mm, të prodhuara në Gjermani, sigurojnë izolim perfekt termik dhe akustik. Roka-Top 2 është një zgjedhje e shkëlqyer, veçanërisht për ndërtime të reja.

ROLETA RAFFSTORE Z90

Sistemi RAFFSTORE është një produkt i së ardhmes, i ndërtuar mbi bazën e njohurive të gjera teknike, falë të cilave, lehtësisht mund ta kontrolloni futjen e dritës në ambiente, hapjen dhe mbylljen. I prodhuar me material alumini, me gjeresi 90mm dhe “Z” dizajn. Gjithashtu ky sistem ofron një gamë të gjerë të ngjyrave.